Aktori dhe këngëtari i njohur, Bes Kallaku, ka zbuluar arsyen pse prej kohësh nuk ka dhënë intervista për mediat.
Në një deklaratë të fundit, ai ka treguar se ka frikë nga mënyra si portalet mund të keqinterpretojnë fjalët e tij, duke nxjerrë tituj që nuk përputhen me atë që ai ka thënë në të vërtetë.
“Kam një lloj frike nga portalet, sepse ndonjëherë nxjerrin tituj që nuk i kam thënë kurrë. Është kjo arsyeja pse nuk jap shpesh intervista mendoj se mund të abuzohet me to”, është shprehur Kallaku.
Artisti shton se për të është më e rëndësishme që publiku ta njohë përmes punës së tij artistike, sesa përmes lajmeve të përpunuara apo të nxjerra nga konteksti.