Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci është liruar me procedurë të rregullt.

Ai është intervistuar nga Njësia e Veçantë Hetimore në cilësinë e të dyshuarit në lidhje me rastin e fabrikës së mbetjeve shtazore.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Arbnora Luta, zëdhënëse e Prokurorisë Speciale.

“Ka përfunduar. Z. Peci është liruar në procedure te rregullt”, ka thënë Luta.