Në kuadër të Kryesimit Serb me Iniciativën e Bashkëpunimit të Evropës Qendrore (IEQ), zëvendëskryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Arbana Pasholli, po merr pjesë në Takimin e Kryetarëve të Komisioneve për Punë të Jashtme të Parlamenteve të Vendeve Anëtare të Dimensionit Parlamentar të IEQ-së.
Takimi, i cili do të mbahet më 20 dhe 21 maj 2025 në Kuvendin Popullor të Republikës së Serbisë, u hap solemnisht nga nënkryetarja e Kuvendit Popullor dhe kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Marina Ragush. Fjalime mbajtën edhe Franko dal Mas, sekretar i përgjithshëm i Iniciativës së Evropës Qendrore, si dhe Zoran Jovanoviq, zëvendëskoordinator kombëtar i Republikës së Serbisë për IEQ-në. Ata trajtuan rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe rolin e parlamenteve kombëtare në avancimin e qëllimeve të përbashkëta brenda Iniciativës.
Qëllimi i takimit është forcimi i përpjekjeve të përbashkëta të Vendeve Anëtare për të çuar përpara perspektivën evropiane përmes aktiviteteve të koordinuara dhe mesazheve të përbashkëta drejtuar institucioneve të Bashkimit Evropian.
Në fjalimin e saj, Pasholli theksoi rolin e Parlamenteve si një lidhje e rëndësishme në ndërtimin e besimit, qëndrueshmërisë dhe integrimit në rajon. Ajo theksoi se takimi përfaqëson një mundësi të mirë për një shkëmbim të hapur dhe konstruktiv të pikëpamjeve, me parlamentet që luajnë një rol kyç në mbështetjen e politikës së jashtme, marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe reformave evropiane.
Duke treguar sfidat aktuale për stabilitetin evropian, Pasholli nënvizoi se bashkëpunimi parlamentar duhet të jetë më dinamik dhe i fokusuar. Ajo konfirmoi angazhimin e fortë të Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe shtoi se përmes IEQ-së dhe iniciativave të ngjashme, vendet e Rajonit kanë një mundësi reale për përparim të përbashkët.
Pasholli mbështeti iniciativën për të miratuar deklaratë të përbashkët nga takimi, e cila do të pasqyrojë vullnetin e përbashkët për integrimin evropian dhe do të theksojë rëndësinë e dimensionit parlamentar si një nxitës i procesit. Ajo theksoi se e ardhmja evropiane nuk ndërtohet individualisht, por përmes mbështetjes së ndërsjellë, koordinimit dhe solidaritetit rajonal. Në takim marrin pjesë përfaqësues të lartë parlamentarë nga vendet anëtare të IEQ, të cilët diskutojnë së bashku për promovimin e bashkëpunimit rajonal dhe forcimin e mesazheve të përbashkëta drejt Bashkimit Evropian.
Në kuadër të pjesëmarrjes së sajë, Pasholli realizoi takim me një numër të madh kolegësh dhe me Ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Serbisë, Nikolla Tupançeski.