Qeveria bëri gabim kolosal amator në lidhje me administratën e presidentit amerikan Donald Tramp, porositi në intervistë për “Dojçe vele” ish-presidenti Stevo Pendarovski duke e komentuar partneritetin me administratën e presidentit të ri të SHBA-së. Gjëja e vetme që “fituam” janë doganata, tha Pendarovski duke u përgjigjur në pyetjen se çfarë kemi fituar si shtet nga partneriteti me administratën e Trampit.

“Fituam dogana, si edhe të gjithë të tjerët, dhe nuk kishim kurrfarë përjashtim nga sistemi tarifor i presidentit amerikan. Unë tashmë e kam komentuar atë afrimin tonë të shpejtë ndaj administratës së re amerikane, me tezën se ne jemi të parët afër presidentit amerikan, me paralajmërim se të gjithë të tjerët do të rreshtohen pas nesh. Ne, a e pushtuam atë perimetër dhe lavdëruam rolin e disa mërgimtarëve tanë dhe disa shtetasve amerikanë si Lutnik ose Riçard Grenell, se ata mund të na sigurojnë një pozicion të privilegjuar në politikën e ardhshme të Trampit. Unë këtë edhe atëherë dhe tani e quaj gabim kolosal amator ose vlerësim i gabueshëm kur i zgjidhni prioritetet tuaja të reja, të jashtë politike”, tha Pendarovski.

Vlerësoi se pushteti muajve të kaluar ka zhvilluar propagandë me pohim se për herë të parë në historinë më të re Qeveria ka marrëdhënie në nivel të lartë me Uashingtonin zyrtar.

“Ne kemi pasur kryeministër të shtetit, e jo president, i cili ka pasur pritje tek Xhorxh Bush në Shtëpinë e Bardhë. Ne kemi pasur president, Boris Trajkovskin, i cili ka qenë jashtë të gjitha konventave politike, i cili ishte mjaft i afërt si person me presidentin e atëhershëm amerikan. Dhe tani të thonë ‘kjo deri tani nuk ka qenë, do të shikoni se çfarë do të bëjmë’ dhe tani po çuditemi që prej tyre ende mund të presim përveç tarifave”, shtoi Pendarovski.

Lidhur me procesin eurointegrues të vendit, ish-presidenti vlerësoi se Qeveria nuk ka për qëllim të shkojë drejt Bashkimit Evropian nën këto kushte. Ne jemi rasti i parë në historinë e integrimeve evropiane, shtoi Pendarovski, nga pozita e kandidatit për anëtarësim të vendosë kushte ndaj një vendi-anëtar në Union – Bullgaria t’i njohë 14 aktvendimet nga Strasburgu dhe ta njohë pakicën maqedonase.

Pendarovski thotë se zhvendosja drejt shteteve dhe sistemeve që nuk janë shumë demokratike, si Serbia dhe Hungaria, do t’i sjellin vendit perspektivë të pasigurt.

“Do të ndodhë e njëjta gjë siç u refuzuam në Bukuresht që hyjmë në NATO, me perspektivë të pasigurt kur do të zgjidhej ai kontest me Greqinë. E dini, kemi pritur 10 vite që të zgjidhet ai kontest. Do të fillojnë të zgjohen të gjithë konstituentët e rëndësishëm në shoqërinë e Maqedonisë…njerëzit do të thonë: Prisni, çfarë po ndodhë, do të duhet të presim edhe 10-15 vite që ju ta nënshkruani atë që ua kërkon Evropa…”, thotë ai.

Duke e komentuar marrëveshjen me Mbretërinë e Bashkuar, të nënshkruar para disa ditësh në Londër, Pendarovski potencoi se bëhet fjalë për memorandum për bashkëpunim, e jo për marrëveshje strategjike, siç e prezanton Qeveria.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski dhe ministri britanik i Ekonomisë dhe Eksportit Gareth Thomas më 22 maj kanë nënshkruar marrëveshjen për zbatimin e objekteve infrastrukturore në Londër, e cila i jep vendit mundësinë të marrë kredi prej pesë miliardë paundësh për zbatimin e projekteve kapitale.