Adea Pula, ishte njëra nga këngëtaret më të dashura për fëmijë.
Emri i saj vazhdon të lakohet në media për shkak të profesionit të saj si avokate, por këtë herë ka risi edhe nga jeta private.
Me rastin e ditëlindjes, në llogarinë e saj në Instagram ka pranuar urime të shumta ku mori vëmendje ai i të dashurit, Mergim Cahani.
“Gëzuar ditëlindjen zemër”, ishte përshkrimi i fotografisë së ëmbël që publikoi bashkë me Adean.
“Faleminderit dashuri”, iu përgjigj ajo, duke konfirmuar lidhjen.