Përçarja mes partive politike shqiptare nuk u shërben interesave të qytetarëve, por i jep justifikim mandatarit për të përbuzur rolin e tyre në qeveri, vlerëson analisti politik, Bashkim Selmani.

Ai kritikon ashpër partitë shqiptare për humbjen e besimit të votuesve dhe thekson se riformatimi i paralajmëruar nga Mickoski është vetëm një formalitet, që ndjek modelin përjashtues të qeverive të mëparshme.

“Fatkeqësisht të gjitha subjektet politike shqiptare nuk janë nën shërbimin e votuesve të tyre, por fatkeqësisht çdo indikacion i subjekteve politike maqedonase luan rolin e përçarjes edhe tek subjektet politike shqiptare. Prandaj riformatimi i Qeverisë Mickoski siç ai deklaroi se është vetëm plotësim por edhe përvoja nga e kaluara kur ish-Gruevski vendoste për resorset shqiptare, ky mentalitet i këtij kryeministri dhe i kësaj partie nuk del nga ajo mendsi, ata nuk e kanë se cili do të jetë personi i cili do të udhëheq apo menaxhoj një ministri apo digaster të caktuar, por fatkeqëisisht ata kanë përbuzjen e subjekteve dhe partnerëve tyre dhe fatkeqësisht deri tash asnjë subjekt politik shqiptar nuk i është përgjigj”. – tha analisti politik, Bashkim Selmani.

Zgjedhjet lokale, Selmani: Pa kuptim, komunat shqiptare në mjerim

Selmani shprehet se përçarjet mes partive shqiptare nuk kanë më rëndësi për qytetarët, pasi pozicionimet politike bëhen për interesa të ngushta dhe jo për të mirën publike.

“Nga gjitha këto përçarje tek subjektet politike shqiptare, se a do të krijohet Aleanca një, do se tre për ne si qytetar shumë pak ka rëndësi por kjo jep për qytetarët një mesazh shumë të hidhur për arsye se aktualisht pak u intereson qytetarëve kush nga ku do të pozicionohet, për arsye se këto pozicionime nuk bëhen për interesin e qytetarëve por thjesht bëhen për akomodimin e këtyre grupeve të cilat marrin votat dhe premtimet nga votusit shqiptar dhe nga ana tjetër u shërbejnë shërbimeve të huaja. Me shumë zemrim mund të themi se aktualisht asnjë subjekt politik shqiptar nuk e mbron dinjitetin, nuk e mbron varfërin e qytetarëve shqiptar”. – deklaroi analisti politik, Bashkim Selmani.

Sipas Selmanit zgjedhjet lokale kanë humbur kuptimin pasi komunat shqiptare përballen me mungesë kushteve thelbësore për jetë, përfshirë varfërinë.