Më 20.05.2025 në orën 14.00 në SPB Shkup është denoncuar se në zonën e Qendrës ka shpërthyer zjarr në një automjet pasagjerësh në lëvizje “citroen C3” me targa regjistrimi të Shkupit, i drejtuar nga N.M. (33) nga Shkupi. Persona të lënduar nuk ka, ndërsa ekipi i Brigadës së mbrojtjes kundër zjarrit – Shkup e shuajti zjarrin. Është kryer këqyrje e vendgjarjes nga SPB Shkup.
TS