Kardinalët do të tubohen më 7 maj për ta zgjedhur papën e ri dhe ky është një zhvillim që e presin në ethe jo vetëm besimtarët romanë katolikë.

Ka edhe të paktën dy familje ikonike në Itali, të cilat, janë në stres më të theksuar për dicka, që lidhet me atë datë, dhe pontifin e ri.

Mançinellët dhe Gamarellët janë rrobaqepës dhe ata tradicionalisht kanë punuar veshmbathje për papët, kardinalët dhe krejt vargun e klerikëve katolikë.

Ata janë të stresuar sepse ende nuk ka trokitur kush në dyert e tyre për të porositur veshjen e kreut të ri Vatikanit.

E kjo është dicka që ndodh për herë të parë që gati gjysmë shekulli.

Duke parë këtë situatë, Roberto mancinelli, që ka veshur klerikë qysh nga vitet 60 të shekullit të kaluar, ka bërë gati, pa i thënë kush, veshjet e reja të papës.