Presidenti rus, Vladimir Putin, ka hedhur poshtë një ultimatum nga udhëheqësit e vendeve më të fuqishme evropiane dhe ka propozuar bisedime të drejtpërdrejta paqeje me Ukrainën më 15 maj në Stamboll. Ai tha se Rusia po propozon bisedime të drejtpërdrejta me Ukrainën në Stamboll të enjten, më 15 maj, në një përpjekje për të “eliminuar shkaqet rrënjësore të konfliktit” dhe “për të arritur rivendosjen e paqes afatgjatë dhe të qëndrueshme”.