Më 04.05.2025 në NJPB Vinicë, М.D.(35) nga f.Karaorman i Vjetër, rrethi i Shtipit, futbollist i KF „Karbinci“, denoncoi se rreth orës 15 në ambientet zyrtare të KF „Slloga“ nga Vinica, në Stadiumin e qytetit në Vinicë, para fillimit të ndeshjes futbollistike ndërmejt ekipeve të KF „Slloga“ Vinicë dhe KF „Karbinci“, ishte sulmuar fizikisht nga D.М.(42) nga Vinica, kryetar i KF „Slloga“, ndërsa komisioneri i sigurisë së KF.„Slloga“, N.K.(40) nga Vinica e ka mbajtur mbyllur derën e hyrjes së futbollistëve të tjerë nga ekipi i KF „Karbinci“. Lidhur me ngjarjen, në stacion policor është kryer bisedë zyrtare me D.М. dhe N.K.. Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com