Më datë 07.05.2025 në ora 21.30 në Stacionin Policor Tetovë, personi T.M. (29) nga fshati Reçicë e Vogël e Tetovës, ka raportuar se rreth orës 21:10 në fshat, pas një debati të mëparshëm, Sh.M. nga i njëjti fshat ka tentuar ta sulmojë fizikisht, pas së cilës i njëjti e ka ndjekur me veturën e tij ,,BMW” me targa të Tetovës dhe me veturën e ka goditur dhe dëmtuar veturën e personit T.M. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume