Me datë 22.05.2025 në ora 18.55 në Gostivar, zyrtarë
policorë nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Gostivarit
kanë privuar nga liria personin Xh.N.(77) nga rrethina e
Gostivarit, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se rreth
orës 18:30 në qendër të qytetit ka sulmuar fizikisht gruan e tij 77-
vjeçare. Ai po mbahet në stacionin e policisë dhe pas
dokumentimit të rastit ndaj tij do të përgaditet kallëzim përkatës.TS