Më datë 29.05.2025 në orën 21:45 në Tetovë në rrugën
,,Iliria" në afërsi të ish fabrikës "Plastika medicinale" në Tetovë,
efektivët policorë nga SPB Tetovë, kanë arrestuar personin E.T.
(19) nga fshati Reçicë e Madhe, i cili pasi është ndaluar nga një
automjet pasagjerësh ,,Golf" me targa të Tetovës, ka filluar të
sillet në mënyrë agresive ndaj tyre dhe t'i nënçmojë ata ndërsa po
kryenin detyrat zyrtare. Ai po mbahet në stacionin policor dhe pas
dokumentimit të rastit do të pasojë kallëzim përkatës.TS