SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër A.M. (45) dhe A.F. (35), të dy nga f.Tearcë, rrethi i Tetovës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Nëpunësit policorë ndaluan automjetin e pasagjerëve ,,folksvagen golf’’, të drejtuar nga i denoncuari i parë, me ç’rast ai nga dritarja e hodhi marihuanën, e cila u gjet më pas. Gjatë kontrollit të kryer në të denoncuarin e dytë, gjithashtu, është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.TS