Policia braziliane tha se pengoi një sulm me bombë të planifikuar për koncertin e Lady Gaga në plazhin Copacabana në Rio de Zhaneiro të shtunën.

Policia Civile e shtetit të Rio de Zhaneiros, në koordinim me ministrinë e drejtësisë, tha se të dyshuarit kishin rekrutuar pjesëmarrës për të kryer sulme duke përdorur eksplozivë të improvizuar dhe plani kishte për qëllim të fitonte famë në mediat sociale.

Personi përgjegjës për planin dhe një adoleshent u arrestuan, tha policia në X.

Një turmë prej më shumë se dy milionë njerëz u mblodh për koncertin, i cili ishte falas, ka raportuar BBC transmeton Gazeta Express.