Policia e Tetovës gjatë kontrollit në një objekt tregtar konfiskon veshje të brendshme pa dokumentacion

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër A.A. (52) nga f. Reçicë e Vogël, rrethi i Tetovës, për shkak të ekzistimit të bazave për kryerjen e veprës penale “shkelja e të drejtave të pronës industriale’’ dhe “përdorimi i paautorizuar i firmës së huaj”. Më 30.01.2025 në Tetovë, nëpunës policorë kryen kontroll në një objekt tregtar, pronë e të denoncuarit, me ç’rast u gjetën dhe u konfiskuan veshje të brenduara pa dokumentacion.TS