SPB Strumicë ngriti kallëzim penal kundër V.G.(43) nga Strumica, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale ,,prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve’’. Me datë 28.04.2025, nëpunësit policorë kryen bastisje në shtëpi dhe në ambientet ndihmëse të të denoncuarit, me ç’rast gjetën dhe sekuestruan heroinë dhe një peshore digjitale me mbetje të një materie pluhurore. Nga ana e gjykatësit të procedurës paraprake personit V.G. i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditë.TS