SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër E.L. (44) nga fshati Otushishtë, rrethi i Tetovës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 02.09.2024 në Tetovë, nëpunësit policorë kryen kontroll në një automjet pasagjerësh në të cilin si bashkudhëtar ishte i denoncuari, me ç’rast ishte gjetur dhe sekuestruar kokainë.TS