SPB Manastir ngriti kallëzim penal kundër P.J. (69) nga Manastiri për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “përpunimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i palejuar i armëve dhe materieve shpërthyese”. Nëpunësit policorë kryen bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, me ç’rast gjetën dhe sekuestruan 15 pushkë, gjashtë pistoleta, dy revolverë, 363 copë municion kalibrash të ndryshëm, pjesë të ndryshme armësh dhe barut.TS