Me datë 31.05.2025 në ora 15:30, në SPB Tetovë është raportuar se në magjistralen Gostivar-Tetovë afër mbikalimit për fshatin Kamenjanë, ka ndodhur një aksident trafiku ku vetura e pasagjerëve “Golf” me targa të Tetovës, e drejtuar nga J.S. (22) nga fshati Pirok, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Në aksident, mjeku i urgjencës ka konstatuar se pasagjerja G.A. (33) nga fshati Bogovinë ka vdekur në vend, ndërsa drejtuesja e mjetit J.S. si dhe pasagjerët V.R. (28) nga fshati Bogovinë, J.O. (21) nga fshati Pirok, A.M. (10) nga fshati Palaticë, A.M. (6) nga fshati Bogovinë dhe A.R. (15) nga fshati Palçisht i Poshtëm me lëndime trupore janë transportuar në Qendrën Emergjente-Tetovë. Inspektim në vendngjarje po kryen ekip i SPB Tetovësdhe Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore Publike Tetovë.