Policia në Berovë bastis shtëpinë e 81 vjeçarit, I gjen armë dhe fishekë të ndryshëm pa posedim të lejes

NJPB Berovë ngriti kallëzim penal kundër М.P.(81) nga Berova, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale ,,përpunimi, mbajtja dhe tregtimi i palejuar i armëve ose materieve shpërthyese“ . Më 23.10.2024 nëpunës policorë kryen bastisje me urdhërin e gjykatës në shtëpinë dhe në ambientet ndihmëse të denoncuarit, me ç’rast ishin gjetur dhe sekuestruar një pushkë ajrore „Cërvena Zastava“ kalibri 4.5 mm, një pistoletë „Erma Verke“, fishekë kalibri të ndryshëm dhe 160 diabola për pushkë ajrore kalibër 4.5 mm, për të cilat nuk posedonte leje.TS