Më datë 13.05.2025 në ora 22.20, zyrtarë policorë nga
DPB Gostivar kanë privuar nga liria personat Sh.J. (47) nga fshati
Raven, F.T. (55) dhe V.A. (50), të dy nga fshati Negotinë e
Gostivarit, pasi që u është gjetur dhe sekuestruar kokainë. Ata
janë ndaluar në stacionin e policisë për procedim të mëtejshëm
dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të bëhet kallëzim
përkatës.TS