Policia është deklaruar për vdekjen e dyshimtë në lagjen Ulpianë.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për Klankosova.tv tha se vdekja e viktimës u konstatua nga ekipi i mjekëve kujdestarë në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 06:00 është marrë informata për një person (mashkull) pa shenja jete, në lagjen Ulpiana në Prishtinë . Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes”, tha Ahmeti.

Policia në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin.

Klankosova.tv ka kuptuar se viktima është i moshës rreth 35-vjeçare.