Më 12.05.2025 në orën 20.15 pranë Vendkalimit Kufitar Bogorodicë, nëpunësit policorë të Stacionit Policor për Mbikëqyrje Kufitare dhe Kalim Kufitar Bogorodicë kanë vërejtur se në automjetin e pasagjerëve ,,audi a4’’ me targa kombëtare zvicerane po hynin disa migrantë. Automjeti nuk është ndalur në shenjën për ndalim dhe ka vazhduar me lëvizjen. Së shpejti, në orën 8.20 automjeti u gjet dhe në afërsi të tij u gjetën katër persona femra-migrante nga Kina, nga të cilat njëra qe në pavetëdije dhe u transferua në spitalin në Gjevgjeli për dhënien e ndihmës, ndërsa tre personat e tjerë migrantë u vendosën në një qendër pranuese -tranzitore. Prokurori publik është njoftuar për ngjarjen dhe po ndërmerren masa për ndriçimin e saj.