Ejup Berisha

Po po kjo duhet të jetë e vërtetë pasiqë vetëm ata politikan që kanë pushtet i posedojnë mundësitë konkrete dhe reale për të bërë veprime dhe gjëra të nevojshme e të duhura për qytetarët. Gatishmëri të tillë pozitive në raport me nevojat dhe kërkesat e qytetarëve shprehin edhe ata politikan që ndodhen në opozitë, me një dallim e ai është se politikanët e pushtetit mund ti realizojnë kërkesat dhe nevojat e qytetarëve menjëherë dhe tani e politikanër opozitar realizimin e gatishmërive të tyre pozitive në raport me kërkesat dhe nevojat e qytetarëve mund ta bëjnë pasiqë të vijnë në pushtet. A e keni dëgjuar atë thënien e njohur Tigani në zjarr e peshku në det. Kjo vlenë për gatishmërinë e politikanëve opozitar që të angazhohen dhe të kontribuojnë për qytetarët. Ndësa politikanët në pushtet e kanë më lehtë dhe më ndryshe këta që ndodhen atje e kanë edhe tiganin në zjarr por edhe peshkun aty afër në tavolinën e gatimit. Parashtrohet pyetja se a u bëjnë sot politikanët vepra dhe punë të mira qytetarëve. Kjo varet nga sistemi i qeverisjes dhe nga rajonet ku veprojnë politikanët. Apo edhe nga ajo se sa kanë gatishmëri, traditë dhe shprehi të njëjtët për tu angazhuar në të mirën e qytetarëve. Ka shtete ku politikanët kanë gatishmëri pozitive, shprehi dhe traditë që të punojnë në intres dhe në të mirën e qytetarëve dhe ka shtete ku politikanët nuk kanë as gatishmëri as shprehi por as traditë per tu angazhuar për të punuar në interesin dhe në të mirën e qytetarëve. Ky i fundit është realiteti që egziston te shtetet e rajonit të Ballkanit ku bën pjesë edhe shteti ynë. Këtu në këtë rajon thënia që e ka përdorur amrikani i njohur Abraham Linkoln Citoj “Prej popullit për popullin” tingëllon ndryshe “Prej popullit vetëm për vetveten”. Kur jemi te politikanët e rajonit tonë edhe një gjë është absurde e ajo është kjo. Të gjithë ata politikanë të cilët me veprimet dhe sjelljet e tyre u bëjnë të këqija dhe dëme qytetarëve thonë se janë përher afër qytetarëve. Pra çuditërishtë edhe politikanët të cilët veprojnë në të mirën dhe në interesin e qytetarëve por edhe ata që e bëjnë të kundërtën apo punojnë e veprojnë në dëmin dhe për të keqen e qytetarëve e thonë të njëjtën gjë pra se janë përher afër qytetarëve. Me këtë rast duhet theksuar se më afër qytetarëve janë vetëmse ata politikan që veprojnë realishtë dhe sinçerishtë në interesin dhe në të mirën e qytetarëve e jo edhe ata që një gjë të tillë e thuan vetëmse gojarishtë E qytetarët kanë nevojë për përkraje dhe mbështetje reale dhe konkrete nga politikanët këtu dhe tani e jo diku e në të ardhmen.