Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot do të flasë në Forumin e tretë për diplomaci kulturore, që po mbahet në Kuvend nën patronatin e ish-presidentit Gjorge Ivanov.

Sesioni i tretë në kuadër të forumit, nikoqire e të cilit është presidentja Gordana Siljanovska Davkova është titulluar “Shtete të vogla, ndikim i madh: Përballja me sfodat globale përmes multilateralizmit të përbashkët”. Folës në debat do të jenë: ish-presidenti, GJorge Ivanov, ish-presidenti çek, Vacllav Klaus, ish-presidenti i AP të OKB-së, Vollkan Bozkir, Rozeta Epifani nga Kabineti i kryetarit të Këshillit të ministrave të Italisë dhe Henri Xhons, kryetar i SOFR Technologies dhe këshilltar i sekretarit shtetëror të Arkanzasit.

Në forum dje u debatua në temën “E ardhmja e demokracisë në botën e fragmentuar: Si të përforcohen institucionet demokratike” ku u konkludua se diplomacia kulturore luan rol të madh në prëforcimin e demorkacisë, në periudhën kur, siç u tha, ajo është në stagnim, duke pasur parasysh lëvizjet e mëdha gjeo-politike.

Ngjarjen e hapi kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ndërsa në mesin e folësve ishin ish-presidenti Ivanov, ish-presidenti i Shqipërisë, Rexhep Meidani, si dhe ish-kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Ranko Krivokapiq, si dhe Tasmina Ahmet – Sheik, ish-anëtare e Parlamentit britanik, Davor FIlipoviq, ish-ministër i Ekonomisë dhe Zhvillimit të qëndrueshëm i Kroacisë, Delia Domingo Albert, ish-sekretare e Punëve të Jashtme e Filipineve.