Më 27 maj 2025, në një atmosferë miqësore, Prof. Dr. Ibish Kadriu, pas përfundimit të mandatit të tij, ia dorëzoi detyrën dekanit të ri të Fakultetit Filozofik, Prof. Dr. Kushtrim Ahmetit.

Gjatë ceremonisë së pranim–dorëzimit, u vlerësua lart puna e suksesshme dhe kontributi i çmuar i Prof. Dr. Ibish Kadriut në drejtimin e kësaj njësie akademike. Të dy profesorët shprehën mirënjohje të ndërsjellë dhe uruan njëri-tjetrin për sfidat dhe sukseset e ardhshme, duke riafirmuar gatishmërinë për bashkëpunim profesional në funksion të zhvillimit të mëtejmë të Fakultetit Filozofik.

Ata theksuan se përvoja, përkushtimi dhe vizioni janë themeli mbi të cilin ky fakultet, si një nga njësitë themeluese të Universitetit të Tetovës, në vitin 1994, do të vazhdojë të realizojë misionin e tij akademik në përshtatjen e vazhdueshme ndaj reformave në sistemin arsimor të vendit si dhe ndaj standardeve bashkëkohore në arsimin e lartë.

Ceremonia e pranim–dorëzimit të detyrës së dekanit, shënon një moment të rëndësishëm në vazhdimësinë e udhëheqjes akademike në këtë fakultet të Universitetit të Tetovës.