Prokuroria Themelore ka paraqitur ankesë kundër vendimit me të cilin dy ish-drejtorëve të Klinikës së Onkologjisë në vend të paraburgimit u është caktuar arrest shtëpiak.

Nga Prokuroria njoftojnë se prokurori publik është i pakënaqur me vendimin dhe ka kërkuar nga Gjykata e Apelit që ta ndryshojë masën në paraburgim efektiv, duke vlerësuar se me masë më të lehtë nuk mund të sigurohet zhvillim i papenguar i procedurës penale.

Duke marrë parasysh se në dy aktakuzat e paraqitura, të akuzuarit ngarkohen për vepra të rënda penale për të cilat parashikohen dënime të larta me burg, si dhe rrethana të tjera që tregojnë rrezik për arratisje, masa e arrestit shtëpiak nuk përbën mbrojtje të mjaftueshme dhe efektive, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Shkupit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume