Protesta te Spitali i Tetovës, Taravari: Unë kërkoja punësime, VLEN kundërshtonte, donin punësime partiake

Ish ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ka reaguar pas protestës së punonjësve shëndetësorë në Spitalin e Tetovës. Sipas Taravrit, VLEN ka kërkuar punësime partiake në Spital ndërsa ai ka kërkuar që tju jepen vendime të gjithëve që kanë punuar, përcjell TS.
“Arsyet pse kam lëshuar këtë Qeveri po bëhen gjithnjë e më shumë të qarta.
Një rast i dhimbshëm është ai i motrave medicinale të spitalit të Tetovës të cilat janë pa vendim dhe pa rrogë.
I kërkoja me insistim punësimet e tyre por VLEN e kundërshtonte, sepse ata donin punësime partiake!!!” ka shkruar Taravari./TS/