Nuk do të ketë asnjë mungesë në skuadrën e Paris Saint-Germain për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Interit, siç u konfirmua nga njoftimi i klubit këtë të premte.
Trajneri Luis Enrique do të ketë të gjithë lojtarët në dispozicion për një ndeshje që mund t’i shohë ata të vulosin një tripletë historike, si dhe titullin e parë të Ligës së Kampionëve në historinë e tyre.
Gjigantët francezë e kanë fituar tashmë Ligue 1 me disa ndeshje pa u mbyllur sezoni, duke shtuar gjithashtu një fitore në Coupe de France javën e kaluar.
Enrique siguroi tripletën e parë në vitin 2015 si trajner i Barcelonës duke mposhtur një tjetër ekip italian, Juventusin, në finalen e Ligës së Kampionëve dhe do të tentojë edhe kësaj radhe, pikërisht ndaj një skuadre italiane.
Trashëgimia shqiptare te dy finalistët e Ligës së Kampionëve: PSG dhe Inter
Lexo po ashtu
Trashëgimia shqiptare te dy finalistët e Ligës së Kampionëve: PSG dhe Inter
Khvicha Kvaratskhelia u konsiderua në dyshim për ndeshjen e Mynihut kundër Interit, pasi çuditërisht u përjashtua nga finalja e Kupës së Francës kundër Reims.
Megjithatë, ylli gjeorgjian është rikuperuar plotësisht dhe u përfshi në skuadrën prej 22 lojtarësh të PSG-së të shpallur një ditë para finales.
Le groupe pour cette finale de @ChampionsLeague ! #UCLfinal pic.twitter.com/LCi8X3Mv3M
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) May 30, 2025