Pritjes po i vjen fundi, pasi filmi i shumëpritur i ‘Formula 1’, me protagonist aktorin hollivudian Brad Pitt, do të dalë në kinema në qershor, dhe tani është publikuar edhe trailer-i përfundimtar.

Traileri i ri vjen pasi u zbuluan të gjithë artistët dhe kolona zanore gjatë fundjavës së F1 në Miami, duke përfshirë artistë të vlerësuar me çmime si Ed Sheeran, ROSE, Burna Boy dhe Tate McRae.

Filmi “F1” mbërrin në kinema më 25 qershor, me regji nga Joseph Kosinski, ndërsa producentë janë Jerry Bruckheimer, Brad Pitt dhe kampioni shtatë herë i botës në Formula 1, Lewis Hamilton si dhe disa emra të tjerë të shquar.

Pitt luan rolin e ish-pilotit të F1, Sonny Hayes, i cili kthehet për të ndihmuar kolegun e tij të ri Joshua Pearce në ekipin fiktiv APXGP.

Pearce luhet nga Damson Idris dhe filmi premton të tregojë të gjitha uljet dhe ngritjet e këtij sporti.

Trailer-i i fundit është një hyrje e shkëlqyer për numërimin mbrapsht të premierës së filmit.