Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se nuk ka pasur nevojë për përdorimin e armëve bërthamore në Ukrainë dhe shpreson që kjo të mos ndodhë kurrë.
Në një pjesë të shkëputur të intervistës me televizionin rus, që do të transmetohet e plotë më vonë, që u publikua të dielën në Telegram, Putin tha se Rusia ka fuqinë dhe mjetet për ta çuar konfliktin në Ukrainë në një ‘përfundim logjik’ të luftës pa pasur nevojën përdorimin e armëve bërthamore.
“Nuk ka pasur nevojë për përdorimin e këtyre armëve bërthamore dhe shpresoj që të mos ketë nevojë. Ne kemi mjaftueshëm fuqi dhe mjete për të sjellë, atë që nisi më 2022, në një përfundim logjik, me rezultatin që Rusia kërkon”, tha Putin.