Lideri i Partisë Socialiste, Edi Rama mbajti fjalimin e fitores gjatë ditës së mërkurë, nën praninë e qindra simpatizantëve të subjektit të tij, të cilët i dhënë mbështetjen edhe për një mandate tjetër në zgjedhjet e 11 majit.

”I japim fund historisë si një popull i dorës së dytë, ku do i dorëzojnë fëmijëve tanë një ulëse në familjen europiane. Ky është një mandate me një Shqipëri të re, ku ne do ta rrisim prodhimin tonë kombëtar. Do t’i rrisim të adhurat për frymë. Do ta rrisim pagën mesatare në sektorin publik, do ta rrisim pagën e përgjithshme mesatare. Ky është një mandat ku do t’u jemi më pranë si asnjëherë më parë pensionistëve”, pati deklaruar ai.

Derisa mëngjesin e sotëm ai e nisi me një falënderim të madh, për besimin që ia dhanë qindra mijëra mbështetës.

“MIRËMËNGJES dhe me falënderimet që kurrë s’mjaftojnë për privilegjin e gjithë këtij besimi, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi shkurt Rama në Facebook.