Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua është raportuar e zhdukur në Prishtinë.
Sipas rpaortit të Policisë rasti është raportuar të dielën. Ajo thuhet se është larguar nga shtëpia që nga e premtja që shkoi.
“Ankuesja femër kosovare me datë 25.05.2025 ka raportuar se viktima femër kosovare prej datës 23.05.2025 ishte larguar dhe nuk dihet për vend ndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.