Florin Besimi dhe Artan Etemi janë dënuar me një vjet e gjashtë muaj burg për rastin e djegies së Spitalit modular në Tetovë. Spitali i Tetovës si person juridik është dënuar me gjobë prej 1 milion denarëve.

Gjithsej 3 vite burg për 14 jetët e shuara në spitalin modular në Tetovë, gjegjësisht dy drejtorët u dënuan me nga 1 vit e gjashtë muaj burg. Ky është vendimi i cili u dha sot në rigjykimin për spitalin modular në të cilin humbën jetën 14 pacientët të cilët po mjekoheshin nga kovidi.

Ndërsa spitali klinik i Tetovës si subjekt juridik i denua me 1 milion denarë, të cilën shumë obligohet ta paguaj në afat prej 30 ditësh, pasi vendimi të bëhet i plotëfuqishëm.

Edhe në gjykimin paraprak dënimet ishin të ngjajshme, me 1 vit e 6 muaj burg me kusht u dënuan ish drejtori mjekësor i Spitalit të Tetovës dhe ish drejtori ekonomik, kjo domethënë se ata nuk do të burgosen nëse për 3 vjet nuk kryejnë vepër të re penale. Mjeku përgjegjës për qendrën e Kovidit u lirua nga akuza. Ndërkaq, Spitali i Tetovës mori dënim prej 1 milion denarësh.