Ekipi i prokurorisë që po vepron në rastin e Prokurorisë Themelore Publike në Koçani lidhur me zjarrin në diskotekën “Puls” është drejt përfundimit të marrjes në pyetje të dëshmitarëve – dëshmitarëve okularë të ngjarjes. Marrjet në pyetje të të dyshuarve dhe të personave të tjerë po realizohen pa shmangie dhe sipas dinamikës së përcaktuar.
Po punohet intensivisht në disa ekspertiza dhe po krahasohen të dhënat nga analizat e pajisjeve elektronike të siguruara.
Në përputhje me fazën në të cilën ndodhet procedura dhe provat që tashmë janë siguruar, prokuroria i ka dorëzuar Gjykatës Themelore në Koçani një propozim për zëvendësimin e masës së mëparshme të paraburgimit me masën e arrestit shtëpiak për dy të dyshuar – një ish-ministër dhe një ish-sekretar shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë, ndërsa për 18 persona është propozuar vazhdimi i masave të mëparshme të paraburgimit dhe arrestit shtëpiak. Për propozimet e prokurorisë do të vendosë Gjykata.