Zëvendësministri i shëndetësisë Jovica Andoski njoftoi se 11 pacientë të lënduar nga zjarri në Koçan për momentin po trajtohen jashtë vendit dhe janë në gjendje stabile. Ai njoftoi se do të kryhen kontrolle të të gjithë pacientëve me qëllim të dihet gjendja shëndetësore e këtyre pacientëve për rehabilitim të mëtejshëm.
“Atë që dua ta theksoj në fund është se Ministria e Shëndetësisë prej nesër, ditët në vijim do të kryejnë kontrolle nga ana e ekipit të specialistëve nga plastika KARIL, spitali i përgjithshëm “8 Shtatori”, nga Shën Naumi i Ohrit, nga Toksikologjia dhe po kryhen kontrolle në spitalin e Koçanit dhe vlerësime te të gjithë pacientët që janë kthyer nga jashtë dhe te ato pacientë që janë trajtuar në vendin tonë”, theksoi Jovica Andovski, zëvndësministër i Shëndetësisë.
Drejtoresha e Kirurgjisë Plastike, Jasmina Gjeorgjievska Pavllovska, deklaroi se ekipe të mjaftueshme mjekësh janë dërguar në spitalin e Koçanit për trajtimin e të lënduarve. Ajo theksoi se pacientët që ndodhen atje kanë nevojë për terapi fizike më të thjeshtë në krahasim me ata në Shkup. Ndërkohë, Andovski shtoi se, nëse do të jetë e nevojshme të dërgohen më shumë mjekë, do të bëhet koordinimi i duhur për këtë.
“Domethënë më parë kur kishte më shumë pacientë, ne nuk kemi shkuar vetëm 1 por 3, 4 specialistë që i kemi kontrolluar një numër më të madh të pacientëve, nuk kanë qenë vetëm 1, 2, 3. Nga Shkupi shkojnë, javën e kaluar ekipi ishte më i madh, ndërsa tani me siguri shkojnë më pak. Me të vërtetë nuk di ta spjegoj për fizikisht sa shkojnë, por ata të lënduar që janë në Koçan, terapia fizike e tyre është më e thjeshtë në krahasim me tek ne”m deklaroi “Jasmina Gjeorgjievska Pavllovska, Drejtoreshë e Kirurgjisë Plastike.
“Ne kemi 200 të lënduar në tragjedinë e Koçanit, rreth 115 janë dërguar jashtë vendit, nga ata 115 ende janë në mjekim 11, ndërsa me nevojën për mjekim në vend janë 7 pacientë. Domethënë 18 me djegie të pashëruara për të cilët ka nevojë edhe tretmane kirurgjikale”, u shpreh Sasho Klekovski, Drejtor i Fondit Shëndetësor.
Zëvendësministri Andonovski njoftoi se në Koçan do të bisedojnë me përfaqësuesit e Komunës, se kur do të mund të bëhet spërkatja e mushkonjave në këtë vend për shkak se mund të paraqes rrezik për të lënduarit.