Rektori i UT-së viziton punonjësin Abdulla Memetin: Me shpresë për shërim të shpejtë, i qëndrojmë pranë me mirënjohje dhe përkujdesje

Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, ka realizuar sot një vizitë te punonjësini UT-së Abdulla Memeti, një nga figurat qendrore në historinë e themelimit të UT-së. Me anë të një statusi të publikuar në rrjetet sociale, rektori Zejneli ka ndarë emocionet e këtij takimi të ngrohtë e domethënës me njërin prej ideatorëve të universitetit.
Në postimin e tij, Rektori shkruan:
“Sot u ndala për një vizitë te një ndër ideatorët e themelimit të Universitetit të Tetovës, akademik Prof. Dr. Abdulla Memeti, i cili prej kohësh nuk gëzon shëndet të mirë. Sollëm në mendje përjetimet e së kaluarës së largët, e njoftova me ngjarjet e vitit jubilar të universitetit të cilin ai ka kontribuuar të bëhet realitet, ngjarje të cilat sëmundja nuk ja lejoi t’i përjetojë personalisht. Me shpresën për një shërim të shpejtë, i qëndrojmë pranë me mendime të sinqerta, mirëkuptim dhe përkujdesje, duke i uruar forcë dhe qetësi shpirtërore përballë kësaj sfide.”