Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK) Xhemajl Rexha ka folur për media pas rënies për 24 pozita, duke ngritur alarmin për gjuhën frikësuese ndaj gazetarëve, e cila sipas tij ka kulmuar që nga nëntori, është intensifikuar gjatë fushatës zgjedhore dhe ka vazhduar edhe pas saj.
Ai tha se është koha që shoqëria të reflektojë dhe institucionet të veprojnë bashkërisht për të mbrojtur lirinë e medias. “AGK është e interesuar që të bëhemi bashkë dhe, nëse është e nevojshme, të formojmë një task-forcë kombëtare për adresimin e sigurisë së gazetarëve dhe lirisë së shtypit në Kosovë”, u shpreh ai, transmeton Klankosova.tv.