Nënkryetari i BDI-së, Bajram Rexhepi sonte në OnTime në Tv Koha duke folur për komunën e Tetovës dhe keqmenaxhimin e saj u shpreh se me Urbanizimin në Tetovë nuk menaxhon Bilall Kasami, por oligarkë të mafias urbane duke pretenduar në një kompani e afërt me Kasamin e cila i merr të gjitha punimet dhe tenderet nga Kasami.

“Me Urbanizimin në Tetovë nuk menaxhon komuna, por menaxhojnë dy tre oligarkë të mafias urbane, gjithçka bëjnë ata. Komuna e Tetovës nuk i sjell planet detale, nuk e bën planifikimin që duhet njerës kopetent ta bëjnë, e bëjnë kompanitë e afërta të Kasamit për shkak të interesave të tyre” u shpreh Rexhepi duke potencuar se të gjitha projektet janë pa leje ndërtimi.

Rexhepi tha se Kasami po ndërton pa leje ndërtimi.
“Bulevardi Boris Kidriç ndërtohet pa leje ndërtimi” tha Rexhepi ku sipas tij kjo është çmenduri që bën kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.