Luis Enrique do të ketë shansin të shtojë sonte një tjetër “tripletë” në karrierën e tij si trajner, nëse PSG triumfon ndaj Interit në finalen e Ligës së Kampionëve.
Përtej këtij suksesi të jashtëzakonshëm, është edhe rekordi i tij i jashtëzakonshëm në finale që mund të shqetësojë Interin.
Trajneri spanjoll, që më parë ka drejtuar Romën, u bë i famshëm kur fitoi tripletën me Barcelonën në sezonin 2014/15, duke triumfuar në La Liga, Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve – e kjo e fundit me një fitore 3-1 ndaj Juventusit në finalen e zhvilluar në Berlin.
Që kur mori drejtimin e PSG-së në vitin 2023, Enrique ka udhëhequr klubin drejt dy titujve të Ligue 1, dy Kupave të Francës dhe dy Superkupave të Francës.
Por veçanërisht në finale, ai ka një rekord pothuajse të përsosur. Humbja e vetme ka qenë në Superkupën e Spanjës të vitit 2015, ku Barcelona e tij u mposht me rezultat të përgjithshëm 5-1 nga Athletic Bilbao.
Finalja e Ligës së Kampionëve, PSG – Inter: Gjithçka çfarë duhet të dini rreth kësaj super ndeshje
Lexo po ashtu
Finalja e Ligës së Kampionëve, PSG – Inter: Gjithçka çfarë duhet të dini rreth kësaj super ndeshje
Siç e thekson Le Parisien, Enrique nuk ka humbur asnjë nga 10 finalet me një-ndeshje në karrierën e tij.
Suksesi i tij më i fundit erdhi vetëm pak ditë më parë, kur PSG mposhti Reims-in për të fituar Kupën e Francës.