Paraditen e së mërkurës në përcjellje të Policisë së Kosovës, Rina Maloku-Isufi ka tërhequr gjësendet e saj personale nga banesa ku jetonte me bashkëshortin e saj, Festim Isufi, i cili vdiq tragjikisht më 9 maj, në banesën e tyre në kryeqytet.

Derisa, Rina bënte tërheqjen e gjësendeve të pranishëm kanë qenë ekipet e hetuesisë si edhe familjarë të Isufit, shkruan IndeksOnline.

I pranishëm në vendin e ngjarjes është parë edhe avokati Arianit Koci.

Ndërkaq, sipas raportit të autopsisë, Isufi kishte 7 plagë në trup, të gjitha në zonën e qafës dhe fytit.

Përveç Isufit i cili me profesion ishte disenjator, e lënduar nga ngjarja pati mbetur edhe Rina Maloku-Isufi, e cila është intervistuar ditë më parë nga hetuesit e Policisë së Kosovës në kuadër të hetimeve që po vazhdojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Burime të IndeksOnline tutje bëjnë me dije se familja Isufi ende nuk ka pranuar raportin mjekoligjor.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume