Rusia ka mbajtur paradën ushtarake në shkallë të gjerë për të shënuar Ditën e Fitores në Sheshin e Kuq të Moskës, duke përkujtuar 80-vjetorin e triumfit të Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore, raporton Anadolu.

Në kuadër të ceremonisë përkujtimore, ushtarët marshuan, automjetet ushtarake parakaluan dhe avionët luftarakë kryen një shfaqje ajrore.

Dita e Fitores shënohet më 9 maj në Rusi dhe në vende të tjera, përfshirë disa ish-shtete sovjetike, për të përkujtuar fitoren e Bashkimit Sovjetik kundër Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, një konflikt që Rusia e quan “Lufta e madhe patriotike”.

MARKETING