Kreu i NATO-s Mark Rutte ka propozuar një formulë të re për shpenzimet e mbrojtjes.

Ai i ka propozuar anëtarëve të aleancës që të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në 3.5% të PBB-së dhe të shpenzojnë 1.5% të tjera në artikuj të tjerë të lidhur me mbrojtjen për të përmbushur kërkesën e Donald Trump për një objektiv prej 5%.

Lajmin e publikoi agjencia e lajmeve Reuters.

Propozimi i Rutte sipas saj do t’i lejojë presidentit të SHBA të shpallë një fitore në një samit të NATO-s në Hagë në muajin qershor, dhe njëkohësisht nuk angazhon vendet evropiane dhe Kanadanë të premtojnë 5% të shpenzimeve kryesore të mbrojtjes, një manovër që shumë shtete e shohin si politikisht dhe ekonomikisht të paqëndrueshme.