Këngëtari i mirënjohur, Sabri Fejzullahu ka uruar gruan e tij me rastin e ditëlindjes.

Mbrëmë ai ndau një fotografi së bashku me Nerën ku si mbishkrim thuri urata me plot dashuri.

Por në këso raste edhe artistët shpesh nuk gjejnë fjalë për të shprehur dashurinë.

“Eh moj Nerë moj dashnija ime sa ne siklet jam kur duhet me te uru ditljindjen! Mendoj qysh me te uru, qysh me i gjet fjalet e shejta e shtrejta per Ty o dashni , ska , ska ma te madhe ne kte bote pos ta lus Zotin qe te festosh edhe 100 me shendet e me dashni qe kam per ty @nerafejzullahuofficial”, shkroi ai.