Më datë 27.05.2025, nga ora 11.00 deri në orën 12.00,
zyrtarët policorë të Stacionit Policor për Siguri në Komunikacionin
Rrugor në Tetovë, në rrugën ,,Vidoje Smilevski Bato" në Tetovë,
gjatë marrjes së masave dhe aktiviteteve, kanë konstatuar veprën
penale "Shërbim transporti publik pa pasur leje përkatëse", e
dënueshme sipas nenit 284-a të Kodit Penal të Republikës së
Maqedonisë së Veriut, gjatë kontrollit të automjeti pasagjerëve
,,Opel Astra" me targa të Tetovës, i drejtuar nga J.Xh. (59) nga
Reçica e Vogël, automjetit të pasagjerëve ,,Passat" me targa të
Tetovës i drejtuar nga Z.M. (54) nga fshati Reçica e Vogël dhe një
automjet pasagjerësh "BMË" me targa të Tetovës i drejtuar nga
B.M. (39) nga fshati Neproshten.
Pas dokumentimit të rasteve, për ata do të përgatiten parashtresa
përkatëse.