Ish-Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, pasi dorëzoi këtë detyrë ka thënë se shërbimi ndaj Gjermanisë ishte dhe mbetet nderi i jetës së tij.
Scholz i ka falëndëruar të gjithë për fjalët vlerësuese që i ka pranuar sot në fund të mandatit si Kancelari i nëntë i Republikës Federale të Gjermanisë. Teksa Merzit i uron fat e suksese.
“Shërbimi ndaj Gjermanisë si kancelar ishte dhe mbetet nderi i jetës sime. Dëshiroj t’ju falënderoj për fjalët e shumta të vlerësimit që mora sot në përfundim të mandatit tim si Kancelari i nëntë e Republikës Federale të Gjermanisë. Një gjë është e qartë: në demokraci, pozitat jepen vetëm për një periudhë të kufizuar kohore. I uroj Friedrich Merz dhe qeverisë së re federale shumë suksese dhe fat”, ka shkruar ai.