Sot, në ambientet e shkollës së mesme “Gjojçe Stojçevski” në Tetovë, u mbajt një sfilatë mode me moton “Identiteti i Gdhendur”, ku nxënësit prezantuan krijimet e tyre të dizajnuara dhe konstruktuara vetë.

Ngjarja u organizua si pjesë e aktiviteteve kreative dhe arsimore të shkollës, duke vënë në pah talentin, përkushtimin dhe aftësitë profesionale të nxënësve. Veshjet e prezantuara pasqyruan elemente të identitetit kulturor dhe shprehën stilin dhe individualitetin e secilit pjesëmarrës.

Drejtori i shkollës, z. Muzafer Livareka, vlerësoi lart angazhimin e nxënësve dhe mësimdhënësve, duke theksuar se aktivitete të tilla jo vetëm që nxisin krijimtarinë, por edhe forcojnë ndjenjën e përkatësisë dhe identitetit tek të rinjtë.

“Jam krenar për punën e jashtëzakonshme që kanë bërë nxënësit dhe stafi. Kjo sfilatë dëshmon për nivelin e lartë të përgatitjes që marrin në shkollën tonë,” – u shpreh drejtori Livareka.