Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar pritet që sot të njoftojnë një marrëveshje për të ulur tarifat, raporton BBC.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka kërkuar një marrëveshje për të ulur tarifat që kur presidenti amerikan Donald Trump vendosi tarifa për pothuajse çdo vend në botë muajin e kaluar.

Presidenti Trump duket se aludoi për marrëveshjen kur postoi në mediat sociale të mërkurën në mbrëmje: “Konferencë e madhe për shtyp nesër në orën 10:00 të mëngjesit, Zyra Ovale, në lidhje me një marrëveshje të madhe tregtare me përfaqësuesit e një vendi të madh dhe shumë të respektuar. E para nga shumë të tjera!!!”.

MARKETING

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume