Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio tha se do të fillojnë anulimin e vizave për disa studentë kinezë, përfshirë ata që kanë lidhje me Partinë Komuniste Kineze (PKK), transmeton Anadolu.
Rubio bëri një deklaratë në platformën e medias sociale X në lidhje me këtë çështje.
“SHBA-ja do të fillojnë anulimin e vizave për studentët kinezë, përfshirë ata që kanë lidhje me Partinë Komuniste Kineze ose ata që studiojnë në fusha kritike”, tha sekretari Rubio.